×
  • Sport
  • Sport

    Mesazhi special i Ceferin-it: Na mungon Fadil Vokrri, jetoftë gjatë futbolli kosovar

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 17:51

    Numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk është i pranishëm në ceremoninë e Laureatëve për vitin 2019, por s’e ka harruar Kosovën, duke dërguar një mesazh emocionues.


    Ai është i lumtur me të arriturat e Kosovës dhe shpreson që gjithçka të shpërblehet me një kualifikim në Euro 2020.

    Sipas tij, kështu do të nderohet më së miri figura e të ndjerit, Fadil Vokrri, njeriut që ka dhënë shumë për futbollin dhe e ka sjellë këtu ku është.

    Mesazhi i Aleksander Ceferin:

    Të dashur miq, i dashur Agim Ademi, fillimisht urime për rezultatet fantastike prej kur vendi juaj është bërë anëtar zyrtar i UEFA-s.

    Vërtetuar se jeni vend i vërtetë i futbollit dhe duhet të jeni krenarë me atë që keni arritur deri tani. Jeni duke shkruar historinë.

    Ju e dini se mund të llogaritni gjithmonë në mbështetjen e UEFA-s për t’ju ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e futbollit.

    Sot ju jeni një nga anëtarët e 55-të të asociacionit tonë dhe shumë të respektuar. Po ashtu urime lojtarëve që do të pranojnë sonte çmime. Ju nuk jeni vetëm futbollistë, jeni model për gjeneratat e ardhshme. Ju përfaqësoni shpresë për rininë….

    Duke përkujtuar ish-kryetarin tuaj dhe shokun tonë të dashur, Fadil Vokrri. Na mungon. Kualifikimi në Euro 2020, në muajin mars, do të ishte dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit. Paçi fat!

    Shijojeni ceremoninë. Jetoftë gjatë futbolli kosovar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!