Arijanet Muric duket se do të rikthehet tek Manchester City, pasi aventura e tij tek Notingham nuk po ecën si është pritur.
Aro Muric nuk ka arritur të mbajë pozitën e titullarit tek Forest, madje, sipas raportimeve të ‘the Athletic’, portieri kosovar ka krijuar reputacion të keq në Nottingham.
Aro nuk ka luajtur që nga muaji shtator, dhe në skuadër njihet si djaloshi që vonohet, shkruan Sam Lee i ‘Athletic’.I njëjti insiston se Manchester City ka akoma besim në potencialin e portierit të Kosovës, dhe synojnë ta kthejnë në rrugën e duhur.
Muric pritet të kthehet tek ‘Citizens’ me t’u hapur merkatoja e verës, pasi kontrata e Claudio Bravo do të skadojë në qershor.
Aro do të ishte zgjedhja e dytë tek kampionët aktual të Premierligës, pas Ederson Moraes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.