×
  • Sport
  • Sport

    Gerrard u ‘çart’ pasi pa këtë ndërhyrje brutale – Nuk duroi dhe kërkoi të qëronte hesapet me kundërshtarët

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 9:40

    Steven Gerrard ka qenë tejet i frustruar në ndeshjen e fundit të Rangers kur pa një ndërhyrje të ashpër që iu bë lojtarit të tij, Borna Barisic


    Rangers mbrëmë mposhti Hibernian në udhëtim me rezultat të pastër 3-0, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim u pa edhe një karton i kuq për Hibernian pasi Ryan Porteus bëri një ndërhyrje brutale në Borna Barisic të Rangers.

    Gerrard me të parë këtë ndërhyrje reagoi ashpër dhe madje nga pamjet që mund të shihen legjenda e Liverpoolit ishte gati edhe që të përleshej fizikisht me stafin e skuadrës së Hibernian.

    “Stafi i tyre deshi ta mbronte një ndërhyrje si ajo. Nuk mund ta mbrosh një të tillë. Ne të gjithë e dimë që ka ndërhyrje të këqija në futboll. Edhe unë vetë kam bërë disa në të kaluarën,” ka thënë Gerrard pas ndeshjes.

    Ndryshe, Gerrard është duke udhëhequr me shumë sukses Rangersin ku po lufton me Celticun për kreun e tabelës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!