Luis Figo ka mohuar zërat e fundit se mes tij dhe Guardiolas në të kaluarën mund të ketë pasur lidhje romantike
Figo dhe Guardiola ishin bashkëlojtarë te Barcelona dhe kishin një shoqëri mjaft të mirë, por mediat kishin spekuluar se ka pasur diçka më shumë mes tyre, shkruan Reporteri.net
Por, ish-fituesi i Topit të Artë, Luis Figo ka thënë se Guardiolan e kishte pasur një shok të mrekullueshem. Portugezi gjithashtu ka treguar se atij i pëlqejnë gratë.
“Guardiola ishte një shok i mrekullueshëm,” ka thënë Figo në një intervistë të dhënë për ICON.
“Ai më ndihmoi shumë, ishte shoku im i dhomës. Por, nuk kishte asgjë më shumë sesa kaq. Mua më pëlqejnë gratë.”
Kur u pyet pse asnjë lojtar i La Ligës ende s’ka treguar publikisht se i përket komunitetit LGBT, Figo u përgjigj kështu:
“Futbolli është shumë i ligë. Ti luan çdo të diel dhe do të kritikoheshe për atë gjë e jo për paraqitjen tënde.”
“Askush s’e ka pranuar këtë për shkak se dëshiron të ndihet i sigurt, jo për shkak të turpit.”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.