FC A&N edhe pse bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës ka dhënë një shembull të mirë se si duhet të prezantohet një futbollist kur nënshkruan me klubin
Futbolli kosovar gjithnjë dinë të prodhojë momente të përçudshme, si në kohën e transferimeve ashtu edhe gjatë zhvillimit të edicionit, shkruan Reporteri.net
Një trajner sot emërohet në krye të skuadrës pas një javë dëgjon lajme se i njëjti është larguar. Lojtarët prezantohen te një klub dhe pa u bërë një javë i njëjti kalon në ndonjë klub tjetër.
Edhe mënyra e prezantimit të futbollistëve lë shumë për të dëshiruar, por klubi FC A&N që bën gara në Ligën e Dytë është shembull për të gjitha klubet e Kosovës.
Dikur zyrtarizimet e lojtarëve në Kosovë ndodheshin edhe në kafe, gjë që tregon mungesë profesionalizimi.
Le të kthehemi tani tek prezantimi i Lirim Gashit, i cili së fundi iu bashkua FC A&N që bën gara në Ligën e Dytë, që është rangu i tretë në futbollin kosovar.
Klubi nga Prizreni ka publikuar një video ku mund të shihen nga momentet e para kur Gashi hyn në stadiumin e FC A&N, më pas takimi me lojtarët si dhe prononcimi për klubin.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme dhe urojmë që kjo të jetë shembull edhe për klubet e Superligës së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.