Kombëtarja e Kosovës çdo ditë e më shumë po shënon rritje në vlerë, fal formës fantastike të lojtarëve tanë që luajnë nëpër Evropë.
Transfermarkrt që merret me vlerën e çdo lojtarit nëpër botë, ka përditësuar së fundmi edhe vlerën e lojtarëve tanë.
Milot Rashica që luan aktualisht të Werder Bremeni, është lojtari me vlerën më të lartë nga lojtarët e ‘Dardanëve’, me 35 milionë euro.
Pas tij vije sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, që ka një çmimi prej tetë milionë euro, e një milionë më pak e ka Florent Hadërgjonaj, shkruan Telegrafi.
Kapiteni i Përfaqësueses, Amir Rrahmani është në vlerën e gjashtë milionëve, ndërsa pas tij renditen, Arbër Zeneli, Bersant Celina e Valon Berisha me pesë milionë euro.
Një rritje në vlerë ka shënuar edhe Idriz Voca, që ka kapur vlerën e katër milionë eurove në tregun e transferimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.