Një lajm i dhimbshëm është publikuar nga Ajaxi. Ekipi holandez ka dalë në një komunikatë zyrtare dhe ka bërë me dije se mbrojtësi Daley Blind ka një problem në zemër.
Ai ka një inflamacion në muskujt e zemrës dhe po mbahet nën kujdesin e rreptë të stafit mjekësor.
29-vjeçari ndjeu dhimbje në ndeshjen kundër Valencias dhe u fut menjëherë në analiza. Rezultati për qendërmbrojtësin e holandezëve nuk ishte aspak i mirë.
Ajaxi bën me dije se lojtari i tyre do të humbasë kampin stërvitor të muajit janar. Ai do të qëndrojë në Amsterdam dhe do të punojë me rikuperimin e tij, shkruan Telesport.
Një lajm i rëndë ky për Blind që merr një goditje të rëndë, sidomos në moshën e tij. Ish-lojtari i Manchester United dhe titullari i Holandës duhet të qëndrojë pushim dhe mund të humbasë dhe pjesëmarrjen në Euro2020 me Holandën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.