×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pjesa e parë, Werderi nuk po ia del as ndaj FC Koln

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 16:17

    Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Kolnit dhe Werder Bremenit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në Bundesligë.

    Vendasit i kanë shënuar gol skuadrës së Rashicës në minutën e 39’të të takimit, ku Cordoba realizoi për epërsinë e Kolnit, shkruan Reporteri.net.

    Rezultati pas pjesë së parë është 1:0 në të mirë të FC Koln.

    Kujtojmë se pjesë e këtij takimi nga minuta e parë është edhe Milot Rashica, i cili edhe në këtë ndeshje po tregon përformancë të mirë.

    Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!