Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka renditur sukseset e qeverisë, kur ai ishte kryeministër.
Haradinaj, ka renditur edhe sfidat të cilat prekën qeverinë gjatë mandatit të tij, duke e përmendur si kryesoren injorimin e arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE.
Ai ka thënë se dorëheqja e tij, testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia e vendit është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.
Postimi i plotë:
Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.
Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.
➢ Sukseset:
1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;
2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;
3. Investitori i parë strategjik SOWI + Parku ITP – me Gjermaninë;
4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;
5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.
➢ Sfidat
1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;
2. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;
3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.
4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.
➢ Dhimbje:
1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.
2. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.
➢ Krenari:
1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.
➢ Mësimet nga ky vit:
1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.
2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.
Ju uroj festat e fundvitit!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1521876984603377?__xts__%5B0%5D=68.ARB3Wh-JT0J_w0NfTx6ZSzgoP8UpgLVKZROYPjvfC395xeTBlggLpOqCsgb2H2BwEGHe4r-BiBQwMwWS5cmo2AjX1Myn1mz5RWAC70iqd-7-QdYvPOKE8SwurEEhdwegH0a_HPC8P4jWUFngtqQMm2lw7UFFHjpaFN1MoN8nVpKsFAVB83BRgWsr-9SjQS0eN75dn8vUhGh06vt_XtwBs7qg0q5e_8RKOcVXDqRpDb54CVdUYGBY-s8Fpt-d5Z1mzGDmHk6T-vpi6Moy6FfyfPSFrDjrx2FJscNNrKs4D6pQKs5egEgroxtMjoEvsdgm9kneangJ8HmaqRl7TARP3jqFAQ&__tn__=-R