×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj në radhë të parë në Amerikë, vendoset afër Pompeos e Stoltenbergut

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 15:49

    Ministri në dëtyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka gëzuar një pozitë mjaft të privilegjuar nga Protokolli, pasi është radhitur në rreshtin e parë në kremtimin e 70 vjetorit të NATO-s.


    Ministri Cakaj shihet ngjitur me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe afër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Reporteri.net.

    Cakaj përveç këtij takimi të nivelit të lartë, u takua edhe me kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, e cila shprehu përkrahjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

    Ndërkaq mbrëmë, Cakaj pati takim edhe me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, me të cilin temë e diskutimit ka qenë marrëdhënia mes SHBA-së dhe Shqipërisë, dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!