Asamblisti në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi, ka komentuar refuzimin që kreu i VV-së po i bën takimit me presidentin Thaçi, për ta marrë mandatin për kryeministër.
Sipas Nushit, kjo gjë tregon se Albin Kurti po fshihet nga presidenti Thaçi dhe nga përgjegjësia, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, anëtari i PSD-së që dikur ishte në VV, ai ka ironizuar duke thënë se në kohën kur të gjithëve po iu intereson formimi i Qeverisë, “Albini si duket ka punë më të mençme”.
Lexoni publikimin e plotë të tij:
#erdhidita qe Albini me u fshehe nga Thaqi e pergjegjesia.
Ne kohen kur, me te drejte, preokupim kryesor i te gjitheve eshte formimi i qeverise, Albini si duket ka pune me te mencme.
As bashkepartiaket e tij spo e dijne ku eshte. Si duket, i ka lexu premtimet e veta edhe njehere rishtaz dhe e ka pa qe keso premtime realizon vec Babadimri.
Ky mund te jete Babe ne parti, por sigurisht qe nuk eshte babadimer per qytetaret.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.