Laguna e Merxhanit në Lezhë është ndotur masivisht. Sipërfaqja ujore në këtë lagunë është mbuluar nga algat, duke krijuar një katastrofë ekologjike.
Situata po përsëritet prej tre vitesh, ndërsa nga verifikimet e kryera rezulton se ndotja vjen nga derdhja e ujerave të zeza përmes hidrovorit. Banoret që jetojnë përreth lagunës janë të shqetësuar, pasi ndotja ka krijuar një aromë mjaft të rëndë në zonë dhe në këto kushte kërkojnë që të gjendet zgjidhje.
Specialisti i Mjedisit Jak Gjini thotë se ndotja po krijon një degradim total të biodiversitetit dhe po dëmton habitatet ujore, raporton Shqiptarja.com.
Nëse nuk do të ndërhyhet për të eliminuar derdhjen e ujerave të zeza në lagunë edhe bregdetit i Shëngjinit mund preket nga kjo ndotje masive, çka do të dëmtonte rëndë turizmin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.