Polici Vllaznim Hamdiu sot rreth orës 05:00 e ka qëlluar për vdekje qytetarin Lulzim Spahiu.
Burime të sigurta i kanë thënë Gazetës Sinjali se polici dhe viktima janë përleshur pas një aksidenti që kanë pasur në rrugën “Nato ’99” në Gjilan, me ç’rast pasi viktima e ka goditur veturën e policit, ky i fundit nuk është përmbajtur, duke e qëlluar në kokë me një plumb të vetëm, i cili e ka lënë të vdekur qytetarin në kabinën e kamionit.
Siç mëson Gazeta Sinjali, policit i janë gjetur tri revole. Mësohet gjithashtu se ai ka qenë duke pirë alkool në një nga lokalet deri pak para momentit të vrasjes.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për policin e arrestuar, ndërkaq trupi i pajetë i qytetarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.