×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes reagon pas vrasjes në Gjilan: Kosovën nuk duhet ta lëmë të dështojë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 15:37

    Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka reaguar pas ngjarjes së ditës së sotme në Gjilan ku një efektiv policie la të vdekur një person.


    Padrejtësia e kthyer në sistem, sot duhet të ndërgjegjësojë secilin njeri të ndershëm në këtë vend, pa dallim partie shkruan Bajqinovci .

    Ai thekson se kur një shtet kriminalizohet, viktimat e krimit bien në një mungesë totale të mbrojtjes për këtë duhet të reagojmë dhe mos ta lëmë Kosovën të dështojë shkruan Bajqinovci.

    Postimi i plotë:

    Policë që ndjehen të afërt me pushtetin, në gjendje të dehur vrasin qytetarë të pafajshëm. Kur një shtet kriminalizohet, gjëja e parë që ndodhë, është çlirimi i grupeve kriminale ose ma saktë besimi i tyre se për krimet e tyre, do të kenë zgjidhje në drejtësi e polici të kapur nga krimi politik. Në këtë mënyrë, viktimat e krimit vihen në një mungesë totale të mbrojtjes nga krimi. Padrejtësia e kthyer në sistem, sot duhet të ndërgjegjësojë secilin njeri të ndershëm në këtë vend, pa dallim partie.

    Kosovën nuk duhet ta lëmë të dështojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!