“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi,” – kishte shkruar z.Rron Gjinovci në prill të vitit 2013, një ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht angazhohet për ngritje të cilësisë në arsim.
Kujtojmë se mbrëmë një anëtar i Nismës Socialdemokrate, z.Haxhi Hoti, kishte kërcënuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se shteti mund ta vriste pasi që ai nuk përfaqësonte interesat e tij, edhe pse mund të përfaqësonte interesat e shtetit.
Pas këtij rasti, Vetëvendosje kishte bërë kallëzim penal duke e cilësuar si ‘brutal’ dhe Hoti ishte dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përcjell Periskopi.
Ndërkohë, ka reaguar edhe mandati për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk donte që të përzihej në punët e drejtësisë, por donte që Hoti të kalonte vitin e ri pranë familjes.
Por, pse ishte bërë kërcënimi ndaj z.Thaçi, në atë kohë kryeministër i Kosovës?
Pikërisht ditën e kërcënimit, Thaçi kishte arritur marrëveshjen me homologun e tij serb, Ivica Daçiqin në Bruksel.
Në atë kohë, ish kryeministri Thaçi nuk e kishte ndjekur çështjen penalisht dhe Gjinovci nuk ishte ndjekur.
“Duhet që dikush të raportojë rastin si kërcënim që policia të nis hetime dhe të ndërmarrë masa”, kishte thënë asokohe Baki Kelani nga Policia e Kosovës.