Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë më saktësisht në fshatin Shupkovcë.
Policia rajonale e Mitrovicës për Reporteri.net ka konfirmuar aksidentin në fjalë.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona fshati Shupkovcë. Në aksident ishin të përfshira katër vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.