Më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të ulëta.
Të martën dhe të mërkurën e javës që po hyjmë, temperaturat do të shkojnë deri në minus 8 gradë celsius, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i IHM-së:
Masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.
Si pasojë e prezencës së këtyre masave mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Reporteri.net/.