×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK zgjedh kryesinë e re, Sami Lushtaku, Migjen Kelmendi pjesë e saj

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 19:41

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit drejtues me ç’rast ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë.


    Gazeta Online “Reporteri.net” nga burimet brenda PDK-së, mëson se disa nga anëtarët e Kryesisë që janë zgjedhur janë: Abelard Tahiri, Uran Ismaili, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku, Bedri Hamza, Elmi Reçica, Donjet Bislimi, Migjen Kelmendi, Safete Hadergjonaj, Ganimete Musliu.

    Gjatë ditëve në vazhdim, PDK pritet të zgjedhë edhe nënkryetarët e saj, e gjithashtu edhe sekretarin.

    Anëtarët e kryesisë së PDK-së janë zgjedhur gjashtë muaj pasi Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i partisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!