×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 16 ditësh, këtij fshati të Mitrovicës Veriore i kthehet energjia elektrike

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 20:37

    Kishin plotë 16 ditë pa energji elektrike.


    Janë këta banorët e fshatit Vidimiriç, të cilët u përballen me këtë problem pas prishjes së trafostacionit që furnizonte fshatin.

    E banorët, kishin shtjerë të gjitha mundësitë për të kërkuar ndihmë.

    Por, askush nuk u interesua për ta.

    Madje për këtë problem T7 ka raportuar edhe më herët.

    Televizioni kishte kontaktuar edhe zyrtare të KEDS-it për të kuptuar arsyeje se pse nuk po intervenohet aty.

     

    Zyrtarë të KEDS-it thanë për T7, se ndërhyrja e tyre në atë pjesë është e pa mundur.

    Kjo pasi fshati Vidimric në Mitrovicë, sipas tyre konsiderohet si pjesë veriore.

    Mirëpo, qëndrimi pa energji elektrike në këtë fshat filloj të bëhet i pa durueshëm.

    Andaj, kryetari i fshatit Hashim Behrami, u detyrua të kërkoj ndihmë edhe një herë nga Komuna e Mitrovicës.

    Për këtë problem u njoftua edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

    E kjo situatë u bë shkak që Bahtiri të nis një komunikim me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakic.

    Por, për ta kryer punën, zyrtarët e veriut kërkuan siguri për punëtorët e ElektroKosmet, ndërrmarrje kjo që funksionon në pjesën veriore.

    E një gjë të tillë e konfirmuan edhe zyrtarë nga ‘’ElektroKosmet’’

    Ndërkohë, banorët e Vidimiricit vazhdojnë të mos e kryejnë obligimin e pagesës për shfrytëzim të energjisë elektrike.

    Ata e konsiderojnë vetën si pjesë jugore, ndërsa fshati vazhdon të furnizohet nga ana veriore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!