×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rënda brenda kamionit të qytetarit nga Gjilani që u vra nga një polic, flasin edhe familjarët

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 20:43

    Nga të shtënat me armë që mori mëngjesin e sotëm, Lulzim Spahiu mbeti i vdekur në kamionin e tij.


    Dorasi, Vllaznim Avdiu është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili në momentin e ndodhisë ishte jashtë detyrës.

    Madje sipas kolegëve të dorasit, e gjithë kjo erdhi si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi në trafik.

    Spahiu vdiq në prani të djalit, i cili bashkë me të ishte në kamionin ku mbetën shumë njolla gjaku.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit dhe me të marrë informacionin Policia e Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes.

    Të dyshuarit i jaën konfiskuar tri revole, kurse tek familja e viktimës tashmë janë hapur të pamet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!