×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Agim Bahtiri, konfirmon takimin me Agim Veliun e LDK-së

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 14:32

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu janë takuar mbrëmë në një restaurant në Milloshevë. Këtë takim e konfirmoi për gazetën, Agim Bahtiri.


    Bahtiri tha se është takuar mbrëmë me nënkryetarin e LDK-së.

    “Po jam takuar në Milloshevë, me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun”, tha Bahtiri.

    Zyrtari i Vetëvendosjes tha se nuk mund të deklarohet për detajet e bisedës pa u dakorduar me Veliun.

    “Nuk e di si e pret Agim Veliu këtë deklaratë pa u marrë vesh me të nuk mundem me u deklaru”, tha Bahtiri për Express.

    Tutje Bahtiri tha që këtë radhë të kursehet nga deklaratat duke thënë se “këtë herë kemi biseduar për komunat tona”.

    “Këtë radhë më le nër hije sepse nuk është koha me diskutu, biseda ka qenë e relaksuar. Ne jemi dy kreytarë dhe mundemi me bisedu për gjithçka e kësaj radhe kemi biseduar për komunat tona”

    Gazeta  ka provuar disa herë që të kontaktojë edhe me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, mirëpo, i njejti ka qenë i paqasshëm përmes telefonit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!