×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat thyejnë shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë, vjedhin bustin në vlerë 10 mijë euro

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 16:04

    Gjatë ditës së sotme shkolla “Emin Duraku” në Gjakovë ka qenë cak i hajdutëve.


    Reporteri.net mëson se hajdutët kanë thyer objektin e këtij institucioni arsimor duke vjedhur bustin e shkollës. Sipas burimeve të Reporterit brenda shkollës, vlera e këtij busti kap shifrën 10 mijë euro.

    Lidhur me rastin Reporteri ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimçakun, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

    Në telefon nuk është përgjigjur as drejtori i policisë së Gjakovës, Lumi Graishta.

    Kujtojmë se nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme janë në pushim, pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!