Gjatë ditës së sotme disa hajdutë kanë hyrë në shkollën “Emin Duraku”, në Gjakovë dhe kanë vjedhur bustin e shkollës.
Reporteri.net mëson se busti i vjedhur ka vlerë prej 10 mijë euro, gjë që këtë e ka pranuar edhe drejtori i shkollës i cili tha se vjedhja e bustit kap një shumë të konsiderueshme.
Mirëpo, për Reporteri.net zëdhënja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimcaku, ka dhënë detaje duke thënë se policia ka kontaktuar me drejtorin i shkollës, me ç’rastë ai ka thënë se persona të panjohur kanë vjedhur bustin e kësaj shkollës.
Tutje Podrimcaku theksoi se kjo është inicuar si “vjedhje e rëndë” dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po bëhen hetime intensive për ndriçimin e rastit.
Reporteri.net