×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa kujton Anton Çettën, në 100 vjetorin e lindjes

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 18:20

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar veprimtarin Anton Çetta, në 1oo vjetorin e lindjes së tij.


    Mustafa ka thënë se Anton Çetta ka punuar pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

    “Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen. Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992″,thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Mustafa ka theksuar se Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!