×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata: Haxhi Hoti nuk guxon t’i afrohet Albin Kurtit

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 20:08

    Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të vendosur një muaj paraburgim ndaj Haxhi Hotit, ish-kandidatit për deputet nga Nisma Socialdemokrate.


    Kjo kërkesë nga prokuroria erdhi pas masës së arrestit 48 orë, kjo pasi Hoti javën e kaluar e kishte kërcënuar me vrasje liderin e VV-së, Albin Kurti.

    Këtë e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënësja për media në Gjykatën Themelore.

    Gashi, po ashtu deklaroi se ndaj personit në fjalë është vendosur masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!