×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti tragjik në Korçë, dëshmitarja rrëfen momentin kur vinçi goditi 35-vjeçarin

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 13:58

    Një 35-vjeçar humbi jetën dje në Korçë, teksa ishte duke punuar në një ndërtesë. Elvis Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë.


    Lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar dy persona, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit.

    Ndërkohë, Loreta Dardha banore e Korçës është dëshmitare e asaj që ndodhi dje. Ajo rrefen për abcnews. al atë që ka parë.

    “Dua të flas për atë moment. Nuk u kanë siguracion në punë. E morën për krahu dhe i merreshin mendtë, deri sa vajti në spital dhe morëm vesh që mbaroi.

    Punonte për një copë bukë që të mbante familjen e tij”, shprehet ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!