Ne brezi i viteve ’90 (në këtë artikull gjejnë veten edhe ata para viteve ‘90), e dimë shumë mirë që fëmijëria jonë ka qenë më e bukur sesa sot, një kohë kur teknologjia dhe televizori ka fiksuar fëmijët që në moshë shumë të vogël.
Ne të “Xing.al”, teksa kujtonim me mall fëmijërinë, na u kujtuan edhe shprehjet që përdornim dikur apo veprimet që na ishin fiksuar për shkak të gojëdhënave.
1.Hidhnit bukën kur nuk donit ta hanit, por e puthnit 3 herë para se ta hidhnit.
2.Nuk e linit kafshatën e fundit se ndryshe të thonin ‘të vdes mami’.
3.Bënit dorën grusht dhe nyjet e gishtave tregonin kush muaj ka 30 ditë dhe kush muaj ka 31 ditë.
4.Kur nuk hanit bukën ose silleshit keq tre ishin personat që sapo i dëgjonit trembeshit: doktori, polici dhe gogoli.
5.Kur ju kapte lemza, përmendnit emra me rradhë. Kur lemza pushonte, ai emër po të kujtonte.
6.Kur bënit gabime, mami merrte shapkën, vrasësen e mizave.
7.Kur vinin miq në shtëpi, ju jepnin lekë se ishit më i/e vogla e familjes.
8.Nëse silleshit mirë, Babagjyshi do ju sillte dhurata (edhe pse ky i fundit nuk erdhi kurrë)
9.Qershitë i vendosnim në vesh si vathë, pulti i televizorit ishte mikrofoni, shkopinjtë e çibukëve ishin cigarja dhe tictac ishin ilaçet.
10.Vjersha që nuk e harronim: Për një ‘d’ që ti s’e vë, fjala derë bëhet erë dhe shtëpia ngel pa derë. Për një ‘m’ që ti s’e vë, fjala mik bëhet ik. Ç’bën kështu more Besnik ai thuhet mikut ik?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.