×
  • Extra
  • Extra

    Sot ‘e diela e beqarëve’ – dita për të gjetur personin binjak

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 11:44

    Sot është dita më e madhe e vitit për ata që shpresojnë të gjejnë dikë në internet dhe ndryshe njihet si e diela me fat e beqarëve.


    E Diela e parë e çdo viti, e quajtur “Singles Sunday” ose “Dating Day”, u takon atyre personave të vetmuar që kërkojnë dashuri në internet, përcjellë Reporteri.net.

    Janë disa aplikacione në internet, që krijojnë lidhje të reja, kështu njerëzit mund ti përdorin ato për të komunikuar me njëri tjetrin.

    55 për qind e të dhënave më të reja, të moshës 18-34 vjeç, thanë që ata ishin të prirur të bënin një ndryshim në jetën e tyre të dashurisë veçanërisht me hyrjen e dimrit, e sidomos nga data 12 janar.

    Match.com ka parashikuar një rritje prej 300 për qind të regjistrimeve, si dhe një rritje prej 200 për qind të mesazheve që dërgohen vetëm në një ditë, bazuar në shifrat e vitit të kaluar.

    Aplikacionet, Tinder dhe Hinge janë të bindur se do të përmbyten me vizita rreth orës 11:00, pasi përdoruesit në atë kohë janë më aktiv.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!