Këta dy të sapolindur janë vërtet binjakë, por nuk janë lindur në të njëjtën ditë – madje, janë lindur në ditë, vite dhe dekada të ndryshme.
Dawn Gilliam dhe Jason Tello nga Indiana kapërcyen vitet me një foshnje në krah dhe një tjetër rrugës. Binjakët, Joslyn dhe Jaxon Tello, supozohej të lindeshin në mes të shkurtit, por Gilliam shkoi në spital natën e ndërrimit të viteve sepse nuk po ndjente lëvizje në bark.
Joslyn u lind në 23:37 më 31 dhjetor 2019. Fiks 30 minuta më vonë erdhi në jetë Jaxon, që do të thotë se ditëlindja do t’i regjistrohet më 1 janar 2020.
“Kemi bërë shaka dhe kemi thënë se interesante do ishte të lindnin në data të ndryshme. Dhe ja ku jemi. Lindën në vite dhe në dekada të ndryshme. Pa dyshim shumë interesante. Jemi akoma pa fjalë,” thanë prindërit.
Joslyn dhe Jaxon janë ende nën kujdesin e mjekëve dhe do të shkojnë në shtëpi së shpejti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.