Pas acarimit të situatës në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë Gent Cakaj deklaroi se vendi ynë ka shpallur non grata dy diplomatë të lartë dhe i ka kërkuar të largohen nga vendi.
Cakaj e bëri njoftimin e përzënies së dy diplomatëve në një postim në rrjetin social Facebook ndërsa sugjeroi se dy personat kanë kryer në Shqipëri aktivitet “në mospërputhje me statusin e tyre”, duke sugjeruar në këtë mënyrë aktivitet spiunazhi.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” deklaroi Cakaj pasditen e sotme.
“Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë,” shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.