Vushtrria është një prej qyteteve më të vjetra të Kosovës. Dikur ishte edhe më i rëndësishëm se sot kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkruan Reporteri.
Sipas pamjeve nga emisioni ‘Arkivi – RTK’ shihet se si është dukur ky qytet në vitin 1980. Në atë kohë konsiderohej se në Vushtrri jetonin rreth 13 mijë banorë.
Në shekullin 18-të thuhet se në Vushtrri kanë jetuar rreth 6 mijë banorë, ndërkaq tani llogaritet se ka mbi 110 mijë banorë, pra duke numeruar edhe fshatrat.
Vushtrria njihet për Kalanë dhe Urën e vjetër e po ashtu edhe për konsumimin e madh të ‘çajit të rusit’.
Për të parë se si duhek Vushtrria në vitin 1980, shikojeni këtë video të shkurtër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.