×
  • Lajme
  • Lajme

    E gjithë partia kundër, por Vjosa Osmanit i del në krah “Gimë Gushavci”

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 19:52

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, dhe anëtari Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se LDK-ja duhet të që sa më parë të lidh koalicion me VV-në.


    Madje, “Gimë Gushavci”(emër që ia la vetë Kurti) thotë se të gjithë në parti duhet të jenë si Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti. Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfarëdo bashkëpunimi”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

    Ndryshe, Vjosa Osmani po vazhdon të sulmohet nga brenda partisë. Rast i tillë ishte deklarimi i sotëm i Lutfi Zharkut, por edhe sulmet e vazhdueshme të Agim Veliut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!