×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Negociatat VV-LDK janë bërë si “Mahmutovitët e Rexhepovitët”

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 16:09

    Profesori universitar, Blerim Latifi, i ka krahasuar negociatat e VV-së dhe LDK-së me serialin e njohur komik “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”.


    Siç kujton ai, tek ky serial, dy familje herë shajnë, fyejnë e kërcënojnë njëra-tjetrën, e herë i dërgojnë mesazhe vëllazërie, shkruan Reporteri.net.

    Profesorit që ishte këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, negociatat e tilla po i duken të ngjashme.

    “Menjëherë pas luftës ka pas qenë një serial televiziv në Kosovë i quajtur “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, me kryeprotagonistë Xhevat Qenën, tanimë i ndjerë, dhe Adem Mikullovcin. Dy familje e kalojnë gjithë kohën herë duke e sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën, e herë duke këmbyer mesazhe vëllazërie e bashkëjetese. Këto negociatat midis VV-së dhe LDK-së kanë filluar t’i ngjajnë këtij seriali, krejtësisht”, ka thënë Latifi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!