×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë fotografi nuk është Adem Jashari

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 12:17

    Kjo fotografi bëri xhiro në rrjete sociale e në shumicën e mediave serioze dhe jo serioze në Kosovë. Të gjithë thonin se në të është Komandanti legjendar e heroi kombëtar Adem Jashari.


    Në fotografi thuhet se është edhe ish komandanti i UÇK-së dhe më pas edhe TMK-së, Sylejman Selimi.

    Por, ky nuk është Adem Jashari, shkruan Reporteri.

    Është me gjasë një keqkuptim apo mashtrim nga faqe të ndryshme në Facebook, e të cilës i kanë besuar edhe shumë media.

    Sipas shumë njerëzve, personi në foto që ka elemente të komandantit legjendar është Skender Rrecaj dhe fotografia është bërë diku në Likoc të Skenderajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!