Ish basketbollisti shqiptar, Gazmend Caci në emisionin e “Procesit Sportiv” tregoi se ishte në plan ardhja e Kobe Bryant në Shqipëri.
Ai zbuloi një pjesë të bisedimeve me asistentët e Bryant, ku ishte arritur dhe një marrëveshje paraprake.
“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur. Por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Dhe këtë model ne e kemi marr dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri.
Dhe kemi arritur që të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjingand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll.
Kishim marrë përgjigje pozitive dhe pritshim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria” ka thënë Caci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.