×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen: Po ndihem mirë tek Interi, Conte me emocionon

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 16:29

    Christian Eriksen është lojtar i ri i Interit. Nerazzurri e prezantuan atë sot para publikut, pas i përfundoi me sukses testet mjekësor.


    Eriksen vendosi përfundimisht që t’i bashkohet një klubi të madh, pas spekulimeve se Reali dhe PSG e kërkonin danezin, shkruan Reporteri.net.

    Mesfushori fantastik, firmosi me Interin për shumën 20 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari i tretë që “Zikaltërit” e transferojnë nga Premierliga, pas Ashley Young nga skuadra e Manchester Unitedit dhe Victor Moisiut nga Chelsea.

    Ndërkaq, Eriksen foli pas tranesferimit, ku u shpreh i lumtur që është bashkuar me klubin italian.

    “Mezi pres të luaj, jam i lumtur që jam lojtar i ri i Interit. Jam shumë i emocionuar dhe dua të njoh tifozët, unë kam pasur tashmë mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre, ishte një pritje fantastike”, tha fillimisht mesfushori danez.

    “Conte? Unë u njoha atë kur isha në Tottenham dhe ne u përballëm me Chelsean e tij, ishte shumë i vështirë. Mundësia për ta njohur atë dhe për të mësuar se si skuadrat e tij luajnë më emocionon”, përfundoi ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!