×
  • Sport
  • Sport

    Fansat e Bryant me mesazh të fortë drejtuar NBA për ndryshim të logos

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 16:49

    E gjithë bota u shoku nga vdekja tragjike e legjendës së Basketbollit në NBA, Kobe Bryant.


    Futbollistë, tenistë, basketbollistë e figura të ndryshme nga arti dhe filmi u solidarizuan me vdekjen e shokut dhe legjendës së paharruar të basketbollit profesionist, Bryant, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, rrugët e Los Angles janë të stërmbushura më njerëz që kërkojnë nga NBA ta ndryshojë logon aktual dhe ta vendos ikonën e Kobe Bryant.

    U raportua se një peticion prej 200 mijë nënshkrime për ndryshimin e logos së NBA janë grumbulluar. Por si duket kjo nuk ka mjaftuar, dhe një grup i njerëzve kanë vendosur një shportë në rrugë për t’ia dërguar një mesazh të qartë NBA.

    Në shportë shkruante: “Ju e dini se çfarë të bëni.”/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!