Duket e pazakontë por Zlatan Ibrahimovic nuk ia ka dalë të shënojë gol në portën boshe nga rreth pesë metra largësi.
Sulmuesi suedez, megjithëse shënoi një herë në fitoren 4:2 të Milanit kundër Torinos në çerekfinale të Kupës së Italisë, lëshoi disa raste shumë të mira gjatë takimit të së martës në San Siro, raporton Express.
I futur në lojë në minutën e 65-të, Ibra pati një mundësi të artë për t’ia siguruar Milanit fitoren në kohën e rregullt dhe ta dërgojë në gjysmëfinale.
Por ai nuk ia doli të shënojë në portën boshe nga pesë metra largësi, siç shihet edhe në videon më poshtë.
Megjithatë, 38-vjeçari ia doli ta realizojë golin e katërt të Milanit në kohën shtesë dhe ta mbarojë natën në mënyrë pozitive.
Milani do të ballafaqohet me Juventusit në gjysmëfinale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.