×
  • Sport
  • Sport

    Identifikohet trupi i Kobe Bryant nën rrënojat e helikopterit

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 10:35

    Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën legjenda e basketbollit amerikan dhe 8 persona të tjerë, autoritetet amerikane vijuan punën për nxjerrjen e trupave të pajetë.


    Sa për vështirësi të relievit kodrinor dhe çoptimit të rrënojave të helikopterët ekspertët e kanë pasur të vështirë të reagojnë menjëherë.

    Pas tre ditës nga ngjarja që shokoi botën, ekspertët kanë arritur të identifikojnë trupin e Bryant në rrënoja e e helikoterit. Ky fakt është bërë i ditur nga mjeku ligjor i cili ndodhet në vendngjarje.

    Hetuesit i përdorën shenjat e gishtërinjve për t’i identifikuar 41-vjeçarin, pilotin, një tjetër burrë dhe një grua, sipas mjekut ligjor të Ekzaminimit Mjekësor të Los Angelesit.

    Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna, gjithashtu mbeti e vrarë nga ky aksident, mirëpo trupi i saj nuk është identifikuar ende. “Hetuesit janë duke punuar ende për identifikimin e pesë trupave të tjerë”, ka thënë mjeku ligjor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!