×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen me emocion të madh falënderon tifozët e Tottenhamit

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 14:47

    Tashmë Eriksen është lojtar i Interit, pasi dje e zyrtarizoi marrëveshjen me klubin italian.


    Danezi iu bashkua “Nerrazurve” për çmimin 20 milionë euro, dhe menjëherë ak filluar me stërvitjet e para me ta, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, Eriksen nuk ka aharru t’i falnderojë tifozët e Tottenhamit për mbështetjen ndaj tij për 6 vite sa ishte tek “gjelat”.

    Ai përmes një shkrimi në “Twitter” ka falënderuar fansat dhe i thotë se shpreson të takohet përsëri një ditë me ta.

    “Të nderuar tifozë të Tottenham

    Unë nuk e di se nga t’ia filloj!

    Nuk kam pasur kohë t’i them lamtumirë të gjithëve, edhe pse u ndjeva sikur do të kisha ende ndeshje për ju, ku të gjithë thoshin dhe menduan se do të ikja ditën tjetër.

    Kam kaq shumë kujtime të pabesueshme për gjatë 6-5 viteve të fundit që isha në Spurs.

    Më pëlqeu të isha në stërvitje çdo ditë dhe të luaja ndeshje në stadium, por ndonjëherë thjesht dëshiron të provosh diçka të re!

    Pra, tifozët të “Spurs” ka qenë një kënaqësi të luajmë në klubin tuaj dhe shpresojmë që të takohemi përsëri në të ardhmen!

    Të gjitha më të mirat, Christian Eriksen”, shkroi në Twitter danezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!