Në ngjarje e turpshme ka ndodhur sot në seancën stërvitore të Bayern Munchenit.
Gjatë seancës stërvitore, Leon Goretzka dhe mbrojtësi Boateng janë rrahur mes veti.
Deri te kjo ka ardhur pasi Goretzka ka bërë një ndërhyrje më të fortë sesa duhet ndaj Boatengit, i cili e ka goditur mesfushorin në fytyrë.
Pas kësaj, kanë ndërhyrë bashkëlojtarët e tjerë duke mos lejuar një përplasje më të madhe.
Kurse, trajneri i Bayernit, Hansi Flick ndërpreu stërvitjen, ndërsa nuk dihet akoma nëse do të ketë masa ndëshkuese për dyshen problematike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.