Valon Berisha ka kaluar te Fortuna Dusseldorf në formë huazimi nga Lazio
Mesfushori kosovar nuk gjeti hapëisra të duhura te Lazio dhe tani është largua nga skuadra e kryeqytetit italian, për të vazhduar në Bundesligën e Gjermanisë, te skuadra e Dusseldorfit, shkruan Reporteri.net
Berisha është i huazuar për 6 muaj, por në fund klubi gjerman ka të drejt blerjen e kartonit të tij.
Hier geht´s zur Meldung ?
? https://t.co/owG0pHLkpL#f95 | ?⚪️ | #Berisha pic.twitter.com/M77pN5BYRE
— Fortuna Düsseldorf (@f95) January 30, 2020
“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë,” ka thënë Berisha.
“Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortuna, kam një ndjenjë tejet të mirë.
“Pas kësaj, unë më të vërtetë doja të luaja te Fortuna Dusseldorf,”
Ndryshe, Dusseldorfi aktualisht është në vendin e fundit në Bundesligë me vetëm 15 pikë dhe deri në fund do të luftojë për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.