Kur Brady Smigiel, 13 vjeç, kapi një selfie me idhullin e tij, Kobe Bryant të shtunën në Akademinë e Sporteve ‘Mamba’, ai nuk e dinte se ndoshta ajo do të ishte një nga fotografitë e fundit të legjendës së NBA.
Vetëm një ditë më pas, Bryant dhe vajza e tij Gianna, gjetën vdekjen kur helikopteri i tyre u përplas në një kodër në Kaliforni, së bashku me shtatë persona tjerë.
Djaloshi këtë fotografi e ka shkrepur gjatë turneut ‘Mamba Cup’, fundjavën e kaluar.
When Brady Smigiel, 13, captured a blurry selfie with his idol, Kobe Bryant, on Saturday at the Mamba Sports Academy, he didn’t know it probably would be one of the last photos of the NBA legend alive https://t.co/ke5RzUyJaB
— CNN (@CNN) January 30, 2020
Vdekja tragjike e Kobe Bryant, ka shokuar botën sportive.
Një nga më të mirët në histori të basketbollit, po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë kur ndodhi aksidenti.
Në Amerikë është raportuar se helikopteri nuk ka pasur paisjen e cila do të paralajmëronte për përplasje, gjë e cila është opsionale për përdorim te helikopterët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.