×
  • Sport
  • Sport

    Një gol dhe kartoni i kuq, Manaj shkëlqen me Barcelonën

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 13:38

    Rey Manaj ka arritur ta shënoj golin e parë me fanellën e skuadrës spanjolle Barcelona.


    Sulmuesi shqiptar ditë më parë iu bashkua Barcelonës B nga Albacette, ndërsa ka luajtur edhe ndeshjen e dytë me këtë skuadër.

    Manaj ka gjetur golin në pjesën e parë, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1 ndaj Prat. Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi një gol të bukur nga penalltia për 0-1.

    Por, nuk kaloi shumë dhe në minutat shtesë të pjesë së parë ylli i ri shqiptar u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu u detyrua të lëshojë fushën.

    Kujtojmë që Manaj gjatë kësaj jave ka stërvitur me ekipin e parë të Barcelonës. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!