×
  • Sport
  • Sport

    Valon Behrami ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 17:35

    Valon Behrami është ndëshkuar me karton të kuq për Genoan


    Genoa luajti në udhëtim te Atalanta, ku barazoi 2-2, në një ndeshje në të cilën futbollisti nga Mitrovica u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Reporteri.net

    Behrami në minutën e 82-të bëri një ndërhyrje të ashpër në kundërshtarin dhe kështu gjyqtari kryesor i takimit ia dha kartonin e dytë të verdhë dhe e përjashtoi nga loja ish-reprezentuesin e Zvicrës.

    Ndryshe, 34 vjeçari iu bashkua Genoas në janar të këtij viti pas një aventure aspak të mirë në Zvicër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!