Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më karizmatik që ka bota e futbollit
Tottenhami sot e mposhti Manchester Cityn me rezultat 2-0 në një ndeshje ku kishte gjithçka, gola, kartona, penalti me anë të VAR, e kështu më radhë, shkruan Reporteri.net
Por, kamerat kanë kapur një veprim të përçudshëm të Mourinhos.
José Mourinho’s reaction to VAR says it all. #TOTMCI
⚽⚪⚫ pic.twitter.com/TMVB8seiVA
— Football Tweet (@Football__Tweet) February 2, 2020
Në minutën e 40-të u akordua një penalti pas rishikimit të VAR-it.
Gundogan gjuan, por Lloris priti penaltinë e goditur nga mesfushori gjerman. Më pas Sterling u rrëzua dhe VAR shikoi për një penalti të dytë të mundshme.
VAR dha për përfundim se nuk ka penalti dhe këtu filloi shfaqja e Mourinhos.
José Mourinho’s reaction when he discovered Sterling was already booked. Absolutely love our manager! ??
Oh how bad have the Premier League missed Jose…. pic.twitter.com/c12sJQcatq
— Harry (@EliteYid) February 2, 2020
Asistenti i tij i tregon se Sterling kishte një karton të verdhë dhe se tani duhej të ndëshkohej për simulim. Kur dëgjoi këtë ‘Special One’ la shishen e ujit dhe vrapoi në drejtim të gjyqtarit si i çmendur.
Epo, ky është Mourinho dhe nuk i thonë kot, ‘Special One’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.