×
  • Sport
  • Sport

    Ansu Fati flet pas mbrëmjes heroike

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 23:36

    Ylli në rritje i Barcelonës, Ansu Fati, ka dhënë disa komente pas paraqitjes së tij heroike kundër Levante.


    Ansu Fati ka shënuar dy gola për fitoren 2:1 të Barcelonës, duke u asistuar dy herë nga më i miri i botës në futboll, Lionel Messi.

    Pas ndeshjes, Fati është shprehur shumë i lumtur dhe ka thënë se loja krahë Messi është ëndërr.

    “Unë kam plotësuar ëndrrën time, unë falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin për mundësinë e dhënë. Jam falënderues për trajtimin në dhomën e zhveshjes. Ata më ndihmojnë shumë. Jam akoma i ri” ka thënë Fati, transmeton lajmi.net.

    “Akom kam dyshime nëse është realitet ose jo… loja krahë Messi është një ëndërr” ka thënë tutje anësori i katalanëve.

    Fati është vlerësuar me 9.3 nga ‘WhoScored’ për paraqitjen e tij të madhe.

    Ai sot është futur në histori të La Liga, si lojtari më i ri në histori të kësaj gare, që shënon dy gola në një ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!