×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Liverpooli me këtë sukses po e shqetëson Premierligën

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 10:20

    Tekniku i Man City-t, Pep Guardiola thotë se ajo se çfarë po bënë Liverpooli në Premerligë është shqetësuesi për kampionatin.


    Tashmë skuadra e Klopp ka arritur t’i sigurojë plotë 73 pikë nga 25 xhiro deri me tanë, përdallim nga City që dje u mposhtë nga Tottenhami dhe mbeti në rangun e 51 pikëve, shkruan Reporteri.net.

    Guardiola tregoi se pse skuadra e Klopp mund të thyen rekorde madje të kaloj edhe 100 pikë.

    “Në dy sezonet e fundit, një pronar i Premierligës tha se kjo nuk duhet të ndodhë, pra City t’i fitojë titujt në atë mënyrë, duke i grumbulluar 100 pikë , nuk i bën mirë Premierligës”, tha Guardiola.

    “E tani po e bën Liverpooli. Pronari duhet të shqetësohet përsëri”, shtoi ai.

    Kujtojmë se tekniku spanjoll e sheh këtë garë si të përfunduar, pasi dje humbi nga Tottenhami me rezultat të pastër në 2:0, duke i dhënë mundësi Liverpoolit të thyen rekorde./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!