Ylli kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, duke ua kushtuar një shkrim prindërve të tij
Edon Zhegrova është i lidhur ngushtë me familjarët e tij.
Ylli i ri kosovar e ka konfirmuar këtë edhe me fotografinë e fundit të postuar në Instastory, ku shihet së bashku me prindërit e tij.
Dhe, futbollisti i Baselit e ka një porosi për të gjithë për prindërit.
“Askush në botë nuk mund të të dojë më shumë se prindërit e tu. Përkujdesu për ta përgjithmonë”, ka shkruar futbollisti ofanziv anësor, i cili qe një kohë është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Ndërkohë, 20 vjeçari po mundohet ta japë më të mirën për ekipin e tij, Basel, në mënyrë që të jetë i gatshëm për “Dardanët”, me të cilët synon të kualifikohet në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale të “Play-Offit” do të luajë me Maqedoninë e Veriut në fund të muajit mars./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.