Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Werderit dhe Dortmundit, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Gjermanisë.
Në këtë takim u shënuan gjithsej 5 gola, 3 nga vendasit e 2 nga Dortmundi, shkruan Reporteri.net.
Të parët që shënuan ishin vendasit, përmes Selke në minutën e 16’të, ndërkaq epërsinë e dyfishoi Bittencourt në minutën e 30. rezultat më të cilin u mbyll edh epjesa e parë.
Ndërkaq, pjesa e dytë solli disa ndryshime tek Dortmundi, ku “vrastari” i golave Erling Haaland shënoi për rezultat në 2:1, kur gjithçka po shkonte mirë për mysafirët, letrat e kësaj ndeshje i prishi, sulmuesi kosovar, Milot Rashica, i cili ngriti shifrat në 3:1.
Ndërsa, pas Rashicës për rezultatin përfundimtar në 3:2, Giovanni Reyna realizoi
gol.
Kujtojmë se skuadra e Werderit më këtë fitore ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.